Grabitja e ndodhur në një dyqan bixhozi në Acharavi të Korfuzit, është kryer nga tre të mitur me origjinë shqiptare, të cilët ishin nën mbikqyrjen e një 56-vjeçarje. Mediat greke raportojnë se autorët, kryen grabitjen të hënën e kaluar, duke arritur të merrnin 6950 euro.

Ata u futën në dyqanin e lojërave dhe me kërcënimin e dhunës kanë rrëmbyer nga kasa dhe nga kasaforta shuma të mëdha në euro.

Pas një hetimi policor, në kuadër të procedurës u identifikuan dhe arrestuan tre autorët, si dhe 56-vjeçarja që mësohet se është ideatorja e grabitjes.

Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e autorëve u gjet një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe veshjet e përdorura nga autorët për të kryer grabitjet.

Në hetim janë përfshirë edhe dy të huaj, prindër të autorëve të mitur, të cilët u arrestuan për neglizhencë të mbikëqyrjes.

By kristal