Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Tiranë.

Kjo ka bërë që e gjithë zona e Misto Mames ku dhe ndodhet fabrika, të mbulohet nga tymi i zi me erë të rëndë.

Ndërkohë flakët rrezikojë dhe banesat përreth.

Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e ngjarjes janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia saktëson se në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

By kristal