Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas situatës së përmbytjeve në veri të vendit, veçanërisht në rrethin e Tropojës.

Uji ka vërshuar në disa zona dhe janë përmbytur sipërfaqe me tokë bujqësore dhe shtëpi banimi.

Mjaft banorë janë evakuuar.

Ish-presidenti Ilir Meta e quan kritike situatën dhe i bën thirrje qeverisë qendrore dhe asaj vendore t’u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Reagimi
Solidaritet me banorët e Tropojës në këto momente kritike të përmbytjes!
U bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë në ndihmë!

By kristal