Kamera e celularit të një 12-vjeçari ka kapur diçka aq të rrallë, aq edhe të frikshme.

Gabriel Ashmore po bënte një foto-selfie me vëllanë e tij Kristian, ndërsa pas tyre duktë fantazma e një vajze të vogël.

Nëna e dy fëmijëve, Ayesha Wilson-Bent, ka treguar se ka pyetur fëmijët e saj nëse ata kanë përdorur photoshop tek imazhi, por të dy e kanë mohuar diçka të tillë.

Kristian, i tmerruar nga ajo që pa, nuk pranoi të flinte vetëm atë natë dhe qëndroi në dhomën e nënës së tij.

Sapo tronditja fillestare kaloi, Wilson-Bent, nga Nuneaton, Warwickshire, tha se familja është bërë më e emocionuar për imazhin dukshëm të mbinatyrshëm, duke bërë shaka se shpresonte që Kristian të mos kishte marrë me vete diçka.

Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale ku vëzhguesit e shpirtrave kanë mbetur të ndarë, me disa që besojnë se është një entitet ndërsa të tjerë pretendojnë se është vepër e një ‘redaktori amator’.

Edhe rrjeti po ashtu është i ndarë, me dikë që komenton se duket qartë që në foto është “fantazma e një vajzë 9 vjeçe që dëshiron të luajë me djemtë” dhe të tjerë që besojnë se është një gënjeshtër.

By kristal