Gerard Pique është serioz me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti. Pas thashethemeve të periudhës së fundit, çifti doli zyrtarisht hapur gjatë një dasme në Costa Brava.

Imazhet janë publikuar nga revista spanjolle “Hola”. Për këtë rast, Clara kishte veshur një fustan të gjatë me vija, pak grim dhe flokë të lëshuar.

Kostum i errët për futbollistin e Barcelonës, i cili nuk kishte preferuar kravatë. Sipas thashethemeve, të dy kanë rreth gjashtë muaj që janë bashkë.

Pique e ka prezantuar tashmë Clara me prindërit dhe dy fëmijët që ka me Shakirën, ​​Milan e Sasha.

Clara Chia Marti është spanjolle, studente 23-vjeçare dhe deri vonë ka punuar si kamariere. Ajo e ka takuar Gerard Pique falë mikut të saj, Riqui Puig.

Ky i fundit është lojtar i Barcelonës, ashtu si edhe Pique. Dashuri me shikim të parë për të dy, gjë që do ta kishte shtyrë mbrojtësin katalanas ta linte partneren e tij Shakira pas 12 vitesh lidhje dhe dy fëmijë së bashku.

Aktualisht, Clara është e angazhuar si organizatore eventesh në “Kosmos Global Holding SL”, një kompani investimi e themeluar nga Piqué në vitin 2017.

By kristal