Disa pjesë të trupit të njeriut nuk shërbejnë për asnjë qëllim, pavarësisht se dikur kanë pasur një funksion specifik. Apendiksi (apandesiti), nuk është një pjesë thelbësore e trupit. Në disa raste, apendiksi inflamohet ose këputet, gjë që kërkon heqjen kirurgjikale të organit.

Disa pjesë të tjera të trupit kanë qenë të rëndësishme për mbijetesën e njerëzve, por që atëherë ato janë bërë të padobishme. Disa prej tyre mund të hiqen dhe mungesa e tyre nuk ul cilësinë e jetës së njerëzve.

Apendiksi mund të jetë organi i padobishëm më i njohur.

Dhëmballët e pjekurisë.

Muskuli palmaris longus shkon nga kyçi i dorës deri në bërryl. Rreth 10% e njerëzve nuk e kanë atë.

Muskujt e veshit kontrollojnë pjesën e dukshme të veshit, por njerëzit kanë humbur aftësinë për t’i përdorur ato. Gjitarët e tjerë i përdorin këta muskuj për të zbuluar gjahun dhe grabitqarët.

Muskuli piramidal, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të barkut, ka formën e një trekëndëshi. Njerëzit kanë nga zero deri në dy nga këta muskuj, por ata nuk na ndihmojnë.

Plica semilunaris, ose qepalla e tretë, është një palosje indi që gjendet në këndin e brendshëm të syrit. I ngjan membranave që disa kafshë përdorin për të mbrojtur sytë.

By kristal