Kisha ortodokse në qendër të qytetit të Korçës është plaçkitur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme duke u zhdukur një sasi parash.

Mëngjesin e sotëm, policia tha se ishte njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë).
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

By kristal