Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë pas një konflikti për motive të dobëta 19-vjeçari E.K është plagosur me një mjet prerës.

I riu është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

By kristal