Vajza e këngëtares së mirënjohur, Eli Fara, ndodhet me pushime në Dubai prej disa ditësh, e shoqëruar nga partneri i saj.

Marina Fara ndau momente me ndjekësit në rrjetet sociale teksa shijon rrezet e diellit në plazhet e Dubai.

Ajo shoqërohet në pushime nga biznesmeni, me të cilin publikoi edhe një foto në Instagram ku duken të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

Marina Fara bëri publike lidhjen me Alis Hysa disa muaj më parë, teksa postoi një imazh me partnerin e saj në makinë.

Vëmendjen më të madhe e mori komenti i nënës së saj, Eli Fara, e cila dërgoi një emoji me dy fytyra të buzëqeshura, duke treguar kështu se është pro lidhjes së vajzës.

Në këto ditë të ftohta në Shqipëri, Marina Fara po i shijon pushimet në Dubai, ku veç luksit, po i  gëzohet edhe plazhit.

By kristal