Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndërvepron shpesh me ndjekësit e saj. Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ta në Instagram ku ka folur rreth temave të ndryshme.
Mes të tjerash, aktorja nuk ka ngurruar të ironizojë prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. E pyetur se çfarë mendon për ‘vëllazërinë e copëtuar’ Monika ka thënë: “Si ato lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë.”

Ndërkohë pyetjes nëse beson në vllazëri ajo i është përgjigjur me ironi se “Dita-Ditës bindem për vëllazërinë”.


Ajo ka vazhduar ironinë e saj edhe kur është pyetur se përse nuk e ndjek Ilirin, duke shkruar: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa po sikur të njoftojë policinë ai dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë”.

Monika, Iliri dhe Sabiani patën një miqësi shumë të mirë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” deri në momentin kur aktorja zgjodhi në ‘zhinxhirin e shpëtimit’ Beatrix dhe jo Ilirin. Ky ishte momenti kur miqësia mes tyre u prish dhe këngëtari e konsideroi si “tradhëtare”.

Nga ana tjetër Sabiani gjatë intervistës së tij në emisionin “Më lër të flas” u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij. Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë.

Kur ishin në “Big Brother VIP” ata u bënë miq të ngushtë dhe ishin të pandarë. Madje fjalia e Sabianit se Ilirit është “100 mijë euroshi im” u bë virale. Teksa balerini vijonte garën, këngëtari bënte ‘fushatë’ për të. Ai takoi prindërit e tij dhe përcolli të bijën në aeroport.

Pasi Iliri doli nga formati ata u shoqëruan shpesh bashkë teksa nuk munguan postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Mirëpo, pas deklaratës së Sabianit shoqëria e tyre është krisur dhe nuk janë parë më bashkë, madje Sabiani nuk ishte as në dasmën e Ilirit.

Në një intervistë të fundit, këngëtari tha se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”- u shpreh Sabiani teksa ishte i ftuar në “E Diell”.

By kristal