Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi ka mungesa të vaksinës anti-Covid, ndërsa shtoi se brenda 10 ditëve do të marrin më shumë doza.

“Dje në Banjani ne kemi vaksinuar 301 qytetarë dhe për këtë më vjen mirë. Por brenda 10 ditëve ne do të kemi më shumë vaksina”, ka thënë Vuçiç.

Sipas Vuçiç Serbia ka pasur masat më pak shtrënguese, por theksoi se kjo nuk duhet të sjellë mosrespektimin e tyre për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe se nëse rastet me Covid do të jenë në rritje mund të ketë edhe zgjatje të masave.

By kristal