VLORË- Vazhdon protesta e pronarëve të mjeteve të vogla lundruese detare kryesisht gomone dhe skafe.

Kur kanë kaluar disa ditë nga tragjedia e Himarës, lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar.

Sipas tyre kjo është e pa drejtë, pasi nuk japin asnjë informacion, ndërkohë që gjithë dokumentacioni që ata disponojnë e kanë të rregull e se nuk duhet të penalizohen në kulmin e sezonit turistik.

“Na lini të lundrojmë. Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë,”-shprehen protestuesit.

Në vendbanimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Por për momentin janë ndaluar që të lundrojnë, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu.

By kristal