Një ngjarje e re tronditi dje Tiranën. Arsen Muskurti ekzekutoi me armë vëllain Dritan Muskurtin dhe bashkëshorten e tij

Zbardhet shkaku i konfliktit që ditën djeshme çoi në vrasjen e Dritan Muskurtut dhe bashkëshortes së tij, Nora Muskurti.

Mësohet se viktima Dritan Muskurti kishte dorëzuar në Gjykatë kërkesë për urdhër-mbrojtje nga vëllai, e cila i ka rënë në short për ta gjykuar Majlinda Doga gjyqtare.

Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrare me armë zjarri.

Ata kanë pasur shumë probleme konflikte për një kohë të gjatë ndërmjet njeri-tjetrit për pronësinë e agjencisë turistike.

By kristal