Qeveria ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë.

Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.

By kristal