Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë Bardhok Nokën.

Noka ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin me 14 vite heqje lirie, për një sërë veprash penale si: “vrasje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 10.05.2021, Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor Bardhok Nakën: për kryerjen e veprës penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Për kryerjen e veprës penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

Por në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Edlira Petri dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Genti Shala vendosi ndryshim të vendimit të Gjykatës së Kurbinit dhe deklarimin të pafajshëm të Bardhok Nokës.

Kujtojmë se Noka u arrestua mbrëmjen e 3 qershorit në Laç, në një operacion nga FNSH, pasi dyshohej se së bashku me një person tjetër, qëlluan ndaj një automjeti tip BMW, me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në të.

By kristal