Lulu, një qen 8-vjeçar, do të ketë një jetë mjaft të mirë në Nashville pasi trashëgoi 5 milion dollarë në testamentin e pronares së saj, njoftoi WTVF-TV .

Martha Burton, kujdestarja e Lulu, tregoi se, Bill Dorris, ishte një biznesmen i suksesshëm, i cili nuk ishte i martuar dhe vdiq në fund të vitit të kaluar.

Në testamentin e tij thuhet se paratë duhet të vendosen në një amanet për kujdesin e Lulu.

Kjo lejon që Burton të rimbursohet për shpenzime të arsyeshme mujore nën kujdesin e Lulu.

“Ai thjesht e donte qenin,” tha Burton, e cila ishte mikeshë me Dorris dhe kujdesej për qenin vetëm kur ai udhëtonte.

Ajo thotë se nuk e di nëse mund të shpenzojë ndonjëherë 5 milion dollarë për Lulu.

“Epo, do të doja të provoja”, tha ajo me një buzëqeshje.

By kristal