Qytetarët kanë dalë në protestë këtë të premte, pasi dy anije që prodhojnë energji përmes naftës janë vendosur në gjirin e Vlorës.

Njëri prej biznesmenëve thotë se sektori i turizmit preket nga kjo, sepse do të sjellë ndotje të vendit.

“Duam të qajmë këtë hall si investitor në turizëm. Deri në vitin 200 na kanë thënë që Vlora do të ishte një qytet turistik, në këtë moment me afrimin e gjithë këtë ndotjeje, kundërshtojmë vendosjen e dy anijeve me këto motivacioneve në emër të gjithë investitorëve të turizmit, Vlora nuk është nga ato qytete që mund të ngatërrohet me ato kompanitë e naftës. Nuk mund të shkëmbejmë gjirin e Vlorës me naftë, jemi në shtije me çmim të ulët”, tha ai.

By kristal