Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Strasburg, ku është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.

Rama ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, të takimit me Kox.

Rama do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Evropës, ku pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

By kristal