Kjo e premte ka nisur me vranësira të lehta për të bërë që gjatë ditës të shtohen duke sjellë dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendi tonë.

Drejtuesja e Departamentit të  Klimës pranë MeteoAlb, Adiola Bani  në një prononcim për kristal-tv.com bën me dije se fundjava do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Sipas saj do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në mëngjes.

“Fundjava  do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe me vranësira të dendura. Gjithashtu në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit do të kemi dhe reshje bore. Sa i përket temperaturave mëngjesi i sotëm është -3 gradë në zonat malore, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë. Ndërkohë vlerat minimale do të jenë -1 deri në 0 gradë ndërsa maksimumi deri në 13 gradë. Moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent dhe në fillim të javës tjetër”, ka thënë Bani.

By kristal