Njihet si aktore dhe këngëtare dhe është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Është fjala për Rozana Radin, e cila përveçse këndon, është gjithashtu edhe autore e shumë teksteve dhe vlerësohet si një nga tekstshkrueset më të mira.

Së fundmi Rozana ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, ku mes të tjerave ka treguar se si ia doli të humbiste peshë. Ajo ka thënë se e gjitha ndodhi duke ndjekur një dietë strikte. Këngëtarja madje ka theksuar se nuk do të provonte kurrë botox.

“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox për mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, ka shkruar ajo.

Më pas ajo ka dhënë një mesazh të gjatë në një postim me moton #mosgjykonivajzatdhegratë.

“Une nuk lyhem kurre gjate dites. Vetem kur jam ne tv. Eshte e vertete qe shpesh perdor filtra ne story per respekt te publikut qe me ndjek e sepse per shkak te angazhimeve qe kam gjate dites e kam te pamundur per te bere dhe nje make-up te lehte. Por kjo nuk do te thote qe sme pelqen vetja ime! Jam me fat qe Zoti me ka dhene tipare ne fytyre qe me pelqejne keshtu sic jam pa i prekur, ndersa lekuren e fytyres nuk e le kurre pas dore. Kete foto e shkrepa ne mengjes duke pire kafen e pare dhe vendosa ta mos ve asnje filter. #duajeveten #kujdesuperlekurentende

Ne story keni nje foto dhe video te cilat tregojne qe fytyra ime ndryshon nga mimika e fytyres.

Ps: Kur lyhem kam dhe une qef te ve ndonje filter. Perfeksioni nuk egziston. Nese je mire me veten cte plasi nese ve apo nuk ve ndonjehere filtra. Varet si je me humorin ndonjehere. #mosgjykonivajzatdhegrate bejini nje kompliment se i beni te ndjehen mire”, ka shkruar Radi krah postimit të saj.

By kristal