Në shenjë proteste për rritjen e çmimeve, veçanërisht të naftës, disa qytetarë kanë bllokuar Rrugën e Kombit këtë pasdite, duke bllokuar kalimin e mjeteve të tjera.

Rruga e bllokuar ka sjellë përplasje mes qytetarëvë dhe efektivëve të policisë. Shefi i Policisë Kriminale ka kërkuar nga qytetarët të mos bllokojnë rrugën pasi sipas tij, është vepër pënale.

 

“Për çfarë e bllokojmë ne? Për të drejtat tona. Kur e kemi të drejtën tonë si popull ne. Ne e kemi kur të vdesim. Me çfarë të qarkullojmë ne. Çfarë është kjo e drejta jote”, thotë njëri prej protestuesëve.

 

 

 

By kristal