Ilir Shaqiri dhe Sabiani, krijuar miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBV”.

Pas përfundimit të këtij reality-show, dyshja u komentuan për një krisje në miqësinë e tyre, shkruan lajmi.net.

Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti nuk është sikur më parë.

Sot, këngëtari ishte i ftuar tek “E diell”, ku edhe ka sqaruar sërish deklaratën e tij.

Sipas tij deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani.

Rikutojmë që këngëtari nuk ishte i pranishëm as në dasmën e fituesit të “BBV” dhe pse ky i fundit u shpreh se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.

By kristal