Ngjarjet në tribunat e stadiumeve në Katar po bëhen gjithnjë e më interesante, derisa zhvillohet Kupa e Botës.

Përveç tifozëve të bukur që tërheqin vëmendjen me paraqitjen e tyre, në internet shfaqen çdo ditë situata interesante, të pazakonta apo humoristike nga tribunat.

Një moment i tillë është kapur nga një tifoze braziliane gjatë ndeshjes së Brazilit dhe Zvicrës.

Gjegjësisht, ajo ishte duke filmuar publikun dhe për një moment ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamada bin Khalifa AI Thani, pasuria e të cilit llogaritet në më shumë se dy miliardë dollarë, qeshi me zemër dhe ia bëri me dorë asaj.

 

 

Megjithatë, vetëm pak metra larg tij qëndronte me krenari bashkëshortja e tij, Moza bint Nasser.

Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo e shikonte të shoqin për disa çaste me një shprehje serioze në fytyrë.

Më pas edhe ajo ia bëri me dorë fansave, dhe më pas shikoi sërish sheikun, i cili nuk po i kushtonte shumë rëndësi asaj që po ndodhej pranë tij.

“Nuk mendoj se do të jetë kaq i buzëqeshur kur të kthehet në shtëpi”, është vetëm një nga komentet poshtë postimit.

Moza njihet si një grua me stil dhe një nga zonjat që vishet më së miri në Lindjen e Mesme.

By kristal