Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 4 pacientë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 1057 testime të realizuara, u regjistruan 234 raste të reja me Covid.

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga nje rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

By kristal