Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri me thikë në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar.

Paraprakisht raportohet se disa persona janë përfshirë në një sherr me thika e për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marraa nga thika.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

By kristal