Prej tri ditësh zona e Shijakut dhe Maminasit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të punimeve që po kryhen për rrjetin e ri kryesor të furnizimit me ujë.

Punimet janë në një pikë mjaft të rëndësishme pasi aktualisht po kryhet lidhja përfundimtare dhe testimi i linjës.

Për shkak të punimeve në këtë fazë prej 48 orësh është fikur stacioni i pompave në Fushë Krujë.

”Linja e re pritet të vihet në punë sot në mbrëmje dhe më pas do të vijojë të furnizohet normalisht me ujë.  Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm kohën e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Shijakut.”, sipas Ujësjellës Kanalizimeve Durrës.

By kristal