Nuk ka spjegim ajo që ndodh. Vetëm pak ditë më parë aty ndodhi tragjedia, drejtuesi i skafit i mbushur plot me njerëz afrohet sërish nëbreg. Por duket se i ka kushtuar shtrenjtë.

Policia bën me dije se një skaf është futur në zonën e ndaluar për mjetet lundruese pikërisht në plazhin e Potamit në Himarë.

Pas kontrolleve nga ana e uniformave blu është bërë i mundur bllokimi i skafit për 5 ditë ndërkohë që është gjobitur me 200.000 lekë të rinj drejtuesi i tij me iniciale P. P. Filmimet u kryen nga gazetarët e një emisionin investigativ. Nëse nuk do i kishin publikuar ata, policia as që do kishte marrë masa.

Megjithatë ndodhur përballë faktit policia e Vlorës njofton se: Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen mjete lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, menjëherë, nga DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë verifikimi i rastit dhe identifikimi i mjeteve lundruese.

Pas verifikimit ka rezultuar se njëri prej mjeteve lundruese (skaf) ka lëvizur përtej zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Himarës është bërë shoqërimi i mjetit lundrues, në Portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese.

By kristal