Shkon për peshk, por mbytet në liqen një 40-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në liqenin e Prespës së Madhe në afërsi të fshatit Gollomboç, në Pustec.

40-vjeçri Fredi Ceno bëhet me dije se është gjetur i mbytur pa shenja dhune.

Mësohet se 40-vjeçari ka shkuar për të kapur peshk me grepa bashkë me tre persona të tjerë. Në një moment, 40 vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për t’u larë i vetëm në ujrat e këtij liqeni.

Shokët e tij kanë parë që 40 vjecari nuk dinte not mirë dhe kanë hyrë për ta shpetuar, por duket ka qënë vonë. Ata e kanë nxjerrë në breg por pa shenja jete.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

By kristal