Gjatë patrullimit të zonës, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.

Menjëherë në ndihmë kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

By kristal