Greqi- Sherri mes një shqiptari dhe një romi në Greqi përfundon me plagosje me armë zjarri.

Një 22-vjeçar rom është dërguar në spitalin KAT pak pas orës 18:00 të pasdites së së dielës. Ai ishte qëlluar me pistoletë në këmbë.

Sipas informacioneve, 22-vjeçari dhe një person tjetër me origjinë shqiptare kanë pasur një debat të fortë në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, i cili është shndërruar në sherr pasi shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom . Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

22-vjeçari është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin KAT ku po trajtohet jashtë rrezikut, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.

By kristal