Këngëtarja e mirënjohur Enci Koci është në javen e 30 – të, të shtatzënisë.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale derisa poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Artistja së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj në Instagram ku është pyetur edhe për pritjen e ëmbël.

Koci ka treguar se shtatzënia po i shkon mbarë duke shkruar: “Është një periudhë shumë e bukur dhe po e shijoj shumë”.

By kristal