Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje sot për një protestë tjetër përpara Universitetit të Arteve në Tiranë më 14 tetor, ora 11:00.

Një nga drejtuesit e sindikatës që lexoi peticionin përpara mediave, z. Aleksandër Kovaçi, pedagog i matematikës, tha se protesta synon të shtrojë në diskutim se si të trajtohen me dinjitet punonjësit në pagë dhe vlerësime dhe më pas do të kalohet në bojkotin e paralajmëruar të datës 17 tetor.

Kovaçi tha: “Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit , ditën e premte, datë 14 tetor ora 11:00 të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlërësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin me pjesëmarrje protestën e datës 14 tetor 2022 ora 11 para Universitetit të Arteve Tiranë.

Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet me ligj. E drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të drejtave të njeriut.

Sa për bojkotin, Kovaçi shpjegoi se “deri tani data 17 qëndron; qeveria ka një javë kohë, ndaj është dhe protesta e datës 14, kurse data 17 është e përcaktuar më parë. Në datën 14 do të diskutohet për hapat se si mund të plotësohen kërkesat tona.

By kristal