Gazetarja Entela Hoxha njoftoi se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë që kanë nisur në rrethin e Tropojës, situata është bërë shumë e vështirë. Sipas burimeve zyrtare, janë dëmtuar shtylla elektrike që kanë lënë pa energji, gati 90% të banorëve të Tropojës. Aktualisht furnizohet vetëm qyteti.
Inertet janë derdhur në rrugët rurale duke i bllokuar. Është zhbllokuar vetëm një rrugë, ajo që lidh Bajram Currin me Valbonën.

Më emergjente situate paraqitet situata në fshatin Vlad, ku ka përmbytje të jashtëzakonshme dhe rrezikohen gati 30 familje. Familjet janë zhvendosur që dje dhe gjatë paradites së sotme, por shtëpitë e tyre.

Prurjet e shumta rrezikojnë të dëmtojnë digën dhe të marrin përpara banesat, pasi fshati Vlad është ngjitur me digën.

Situatë e ngjashme është në Fshatin Lumë, shtatë familje janë evakuuar.

Vetëm tri fadroma janë në dispozicion për këtë kaos. Situata po monitorohet.

© SYRI.net

By kristal