Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK. Meta ka deklaruar se Endri Fuga, me porosi të kryeministrit Edi Rama, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me Erion Veliajn.

“Shprehet herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, tani duke angazhuar SPAK-un. Fuga me porosi të Ramës përpiqet të largojë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake” tha Meta.

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

“Institucionet shtetërore kontrollohen nga Edi Rama, kryeministër në largim. Nuk dua t’ia di për çfarë po hetohem. Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është shumë e shëmtuar,” tha Meta.

By kristal