Ndaj 25-vjeçares shqiptare, prokurori publik ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje dhe përdorim të armëve. Ajo ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të hënën e ardhshme dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

GREQI- Shqiptarja, që pasditen e së mërkurës sulmoi me thikë një bashkatdhetare 27-vjeçare në zonën e Pylaia në Selanik, për shkak të xhelozisë, është shfaqur e penduar.

Ndaj 25-vjeçares shqiptare, prokurori publik ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje dhe përdorim të armëve. Ajo ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të hënën e ardhshme dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

“Motra ime është e penduar dhe kërkon falje për atë që ka bërë. Nuk duhej të nxitonte me vajzën”, tha vëllai i 27-vjeçares, duke theksuar se “ajo më thotë; ‘vëlla, të lutem bëj diçka që të mos shkoj në burg’”.

Ai pohoi se “motra ime ka gjashtë vjet që ka duruar këtë vajzë. Ajo e donte shumë burrin e saj, dha jetën për të, bëri gjithçka për të. Ai jetonte me të dyja gratë. Motra ime është penduar. Ajo nuk donte, jam i sigurt që nuk donte, por koha nuk kthehet pas”, tha vëllai i vajzës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, kur viktima me origjinë nga Shqipëria po shkonte drejt shtëpisë së saj. Më pas shqiptarja e ka ndjekur dhe e ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur në bark dhe në shpatull.

Viktima është futur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, e cila ndodhet në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur u arrestua në vendngjarje. 27-vjeçarja e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Siç më ka deklaruar e pandehura që në fillim, kjo vepër ka ndodhur për shkak se ka pasur xhelozi dashurie. Pati zemërim dhe përleshje”, tha avokati.

By kristal