Një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.P., është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pai 8 vite më parë tentoi të vidhte të vidhte para në bankomatin ne një filiali banke. Ngjarja ndodhi në Kamzë në vitin 2014 nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare. Po ashtu, i prangosuri, rezultonte i dënuar në Francë dhe Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë organizuan operacionin policor të koduar “Chips”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali. A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

By kristal