Dridhjet e forta të Tokës zgjojnë banorët e Kretës këtë mëngjes.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në ishull.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 07:13 të mëngjesit dhe epiqendra ishte 30 kilometra në jug juglindje të Zakros.

Për më tepër, dridhja sizmike në fjalë karakterizohet si sipërfaqësore pasi thellësia fokale e saj është llogaritur në vetëm 4.7 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës Lindore, si dhe në Heraklion. Sipas raportimeve, goditja ishte e gjatë në kohëzgjatje.

Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për persona të plagosur. Por dyshohet për dëme materiale.Në Kretë jetojnë mjaft shqiptarë.

By kristal