Dy vëllezër kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me thikë një 45-vjeçar.

Mësohet se Anxhelo Dashi 23 vjeç dhe Endrit Dashi 26 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin Vladimir Mersinin.

Njoftimi:

Tiranë

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Anxhelo Dashi 23 vjeç dhe Endrit Dashi 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

By kristal