Tuna dhe Patrisi këtë vit janë përfolur edhe për ndarje, por edhe për një shtatzëni të dytë. Çifti nuk kanë dhënë asnjëherë shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, por veprimet e fundit të këngëtares, bëjnë që aludimi rreth ndarjes të jetë ai më i besueshmi. Fillimisht Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami, duke mbajtur mbiemrin e vet. Ndërsa tashmë, ajo ka ndryshuar edhe profilin e Tianit, djalit të saj. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në Instagramin e vogëlushit shkruhet Tian Sejdi (mbiemri i Tunës). Ndërkaq, dyshja nuk ndiqen në rrjete sociale, madje as nga profili i Tianit, Patrisi nuk është më follow.
Era Cela

By kristal