Kurbin- Policia e Kurbinit ka dhënë detaje për rrethanat e vdekjes së 51-vjeçarit Ylli Tafili 51 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shullaz, Kurbin.

Sipas policisë ‘Ylli Tafili dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Ylli Tafili ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari’, citon në njoftimin zyrtar policia.

By kristal