TIRANË- Në foto është Marjana Sahitaj, 25-vjeçarja e cila u përplas për vdekje mëngjesin e sotëm nga një makinë.

E reja kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli.

25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria.

Ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

By kristal