Betim Januzaj i njohur si Buta prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale.

Reperi madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës, kjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj.

Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i Betimit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Mirëpo, pas kësaj pauze Buta ka vendosur të kthehet sërisht në rrjetet sociale.

Image

Ai ka publikuar disa fotografi të ndryshme bardhë e zi në Instagram, ku krahas shkruan: “ Yje, a ju kam munguar.”

Image

 

 

 

By kristal