Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 901 raste të reja me koronavirus. Prej tyre, 13 u regjistruan në Berat.

ABC mëson se mes të infektuarve janë dy ushtarakë në Repartin në Poshnje, dy nxënës në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat si dhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore.

Po ashtu, pozitiv për virusin ka rezultuar edhe një shofer i një kompanie private të shpërndarjes së detergjentëve.

By kristal