Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59 – vjeçar në Tepelene. Policia ka ndaluar një person i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare ne shkollën 9-vjeçare të Tepelenës.

Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se te motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është vetdorëzuar në policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi një ditë më parë.

Burimet shpjegojnë se ai ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqipëri për të ndërmarrë aktin qe ka kryer një ditë më parë.

Ndërkaq ka dhënë dëshminë e saj edhe 13 – vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqesore në prezencë te psikologes.

By kristal