Gjatë varrimit, familja e saj u deklaruan se nuk janë në hasmëri me familjen e të dyshuarit.

Në Shishman të Gjakovës sot iu dha lamtumira e fundit Besjana Ramës, 32-vjeçares me vendbanim në Zvicër, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë varrimit, familja e saj u deklaruan se nuk janë në hasmëri me familjen e të dyshuarit.

Ndërsa vrasja u arsyetua me probleme psikike të dhëndrit, për të cilat thonë se nuk kishin njohuri më parë, e as vajza e tyre nuk iu kishte treguar për ndonjë problem.

Familja e të dyshuarit nuk u deklaruan për rastin.

By kristal