Ministria e Brendshme e Ukrainës tha mbrëmjen e kësaj të hëne se sulmet ruse me raketa kanë goditur ndërtesa banimi në rajonin e Kievit.

Të paktën 3 ndërtesa 5 katëshe janë shkatërruar nga sulmi me raketa të ndodhur rreth 3 ore më parë.

Një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencës për rajonin tha se po kërkohej për të paktën dy persona të zënë nën rrënoja në qytezën e Bila Tserkva. Megjithatë BBC shkruan se nuk ka mundur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.

By kristal