Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim pasi në lokalin e tij në Vlorë organizoheshin baste sportive nëpërmjet celularit, ndërsa një klient është shpallur në kërkim.

Policia Vlorë ka ushtruar kontroll në lokalin e H. A., për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Një klient që ndodhej aty gjatë kontrollit dhe u kap duke vënë baste, nëpërmjet celularit është në ndjekje penale. Celulari që po përdorte K. S., është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurori ndërsa vijon puna për kapjen e H. A.

Gjithashtu Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, kapën 44-vjeçarin e shpallur në kërkim A. S., banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan 54 vjeçarin Sh. I., banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 33 vjeçarin A. N., pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By kristal