Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, biznesmenit, Albert Krasniqi, ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale.

Avokati Krasniqi ka thënë për “Insajder” se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e keqe, ndaj dhe nuk ka dhënë deklaratë në polici.

“Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjendet në paraburgim në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, ku dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

By kristal