Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”.

Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin.

Mirëpo, pas largimit nga programi, Arsimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram.

Ish-konkurrenti publikoi një foto të dorës së tij me një unazë në gisht, krahas së cilës shkruante “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”.

Image

E dini kush fshihet pas kësaj dhurate kaq domethënëse?

Ana Lleshi, konkurrentja që u përjashtua nga “Përputhen” muaj më parë.

Burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë treguar se dyshja janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Këtë e ka konfirmuar  Meridian Ramçaj dhe  për më tepër, ai ka publikuar dhe një foto krah Arsimit në rrjete sociale, duke shkruar:

“Fotoja u mundësua nga Ana, faleminderit!”.

Kujtojmë se në muajin shkurt Ana dhe Arsimi u kapën mat. Dyshja publikuan foto në rrjete sociale dhe në sy ra divani i njëjtë.

Image

Image

Image

 

 

 

By kristal