Në 5 ditë luftë, Rusia ka lëshuar 56 raketa dhe 113 raketa të komanduara në territorin ukrainas, tha mbrëmjen e kësaj të hëne presidenti Zelensky.

“Ne duhet të konsiderojmë një mbyllje të plotë të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”, tha ai sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës, Ukrinform

Teksa bëri thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, presidenti nuk specifikoi se kush duhet ta sigurojë këtë. Zelensky tha po ashtu se bisedimet për paqe që u mbajtën këtë të hënë, nuk i ndaluan bombardimet ruse në qytetet e Ukrainës.

Ai dënoi po ashtu rolin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se një vend që kryen krime lufte nuk duhet të lejohet të mbajë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

 

By kristal